Site icon PrishtinaPress

Kurti për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel: Synimi do të jetë negociata për zbatim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se takimi i së hënës në mes kryenegociatorëve të dialogut do jetë pikë marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi që të zbatohen në mënyrë të plotë. Kurti ka thënë se synimi do të jetë negociata për zbatim.

Dje në mëngjes e kishim takimin me përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajçak, ndërkaq javën e ardhshme qysh të hënën do të takohen dy kryenegociatorët, natyrisht sinkronizimi në të njëjtën kohë ishte që të përgatitemi sa më mirë për një udhërrëfyes. Marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi i Ohrit, që është pjesë e tij, pa kushte, pa vonese, të zbatohen në mënyrë të plotë”.

“Synimi do të jetë negociata për zbatim”, u shpreh Kurti.

 

Exit mobile version