Site icon PrishtinaPress

Kurti për regjistrimin e popullsisë: Më shumë se numërim, angazhim për t’i adresuar nevojat e qytetarëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës me titull “regjistrim ii popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë 2024”.

Kurti tha se regjistrimi është më shumë se numrin, e që sipas tij, është angazhimi i qeverisë për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe baza për vendime të cilët do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.

“Regjistrimi siguron të dhëna të sakta dhe të plota demografike, socio-ekonomike dhe gjeografike, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar në çdo nivel”.

“Këto statistika ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në demokraci. Ato gjithashtu ndihmojnë në alokim më efikas të burimeve për shërbime që i ofron sektori publik”, tha Kurti.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti e rikonfirmoi angazhimin e qeverisë ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë, që sipas tij, është thelbësor për vendimmarrje, për nxitjen e drejtësisë sociale dhe zhvillimin e qëndruesheëm.

“Qeveria e ka ndarë buxhetin e nevojshëm, ka ofruar hapësira për trajnime dhe ka siguruar logjistikën, duke u angazhuar në bashkërendim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të garantuar një regjistrim cilësor dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimi e qeverisë.

Exit mobile version