Site icon PrishtinaPress

Kurti për raportin e SHBA-së: Liqeni i Ujmanit është i Kosovës, nga Kosova

Kryeministri i vendit,  Albin Kurti është shprehur se në Kosovë ka ndodhur ndryshim gjigant në 100 ditët e qeverisjes.

Ai është pyetur në konferencë edhe për Raportin e Ujmanit të dorëzuar nga SHBA, për çfarë ka deklaruar se qëndrimet e tij sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta.

“Mund të bëhen analiza dhe studime. Liqeni i Ujmanit është i Kosovës, nga Kosova”, u shpreh Kurti.

“Për Marrëveshjen e Washingtonit kam thënë se pika e saj më e vlefshme është ajo e fundit që është realizuar [njohja nga Izraeli], por nuk mund të flasim se nuk ka ndodh 14 shkurti. Ka njerëz që jetojnë në të kaluarën por nuk besoj që ata i përkasin të ardhmes”.

Kurti ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi, varet nga Serbia.

“Kur do të ketë marrëveshje për njohje të ndërsjellë nuk varet nga unë, varet nga Serbia. Prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, menaxhimi i pandemisë”.

Ndryshe, në raportin e Ambasadës së SHBA-së, propozohet formimin e një komisioni për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.

Ujmani është liqen artificial që shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe një pjesë e vogël e liqenit kalon në territorin e Serbisë.

Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej 11.9 km2 nga të cilat 9.2 km2 janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 km2 në territorin e Serbisë.

Exit mobile version