3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për raportin e amerikan: Ende nuk jemi aty ku duam

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se kritikat dhe vërejtjet e dhëna për Kosovën në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, do t’i marrin me seriozitet e do t’i trajtojnë me përpikëri.

Në raportin i cili është publikuar të hënën, korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze.

Duke folur për këtë raport, Kurti ka thënë se ende nuk janë aty ku duan.

 

“Ne e bëjmë maksimumin e mundshëm, pra nuk e kursejmë as vullnetin as dijen që kemi dhe gjatë këtyre dy vjetëve Kosova ka shënuar përparime të mëdha. A jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë tash teksa shënojnë këtë javë përvjetorin e dytë të qeverisjes, pra gjysmën e mandatit e bëjmë më të mirën e mundshme, por edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet dhe do t’i trajtojmë me përpikëri”, ka theksuar Kurti.

Këto komente Kurti i ka bërë pas përfundimit të ngjarjes “Kosova Connected” e cila ka shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë, e cila është mbajtur në fshatin Herticë të Podujevës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img