1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për qeverisjen e tij në shëndetësi e arsim: Ndryshimi është i prekshëm, kur shteti është i të gjithëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë ditës së sotme.

Ai ka përmendur shtesa për fëmijë, ku tashmë ato shpërndahen sipas skemës së re.

Tutje ai ka folur edhe për vizitën në Klinikën Emergjente dhe vizitat në institucionet parashkollore.

Shkrimi i tij:

Me anë të skemës së re të inicuar, për herë të parë po përfitojnë mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin, së paku nga 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë, ata përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët.

Pas renovimeve në Klinikën Emergjente, përmes dy vizitave në institucione parashkollore, tek çerdhja publike “Yllkat” si dhe në çerdhen publiko-private “Zogjtë” në Prishtinë, shënuam bashkë me Ministrin Hekuran Murati fillimin e zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë.

Vetëm në këto dy kopshte, janë mëse 350 fëmijë të grupmoshave 9 muaj deri në 6 vjeç, të cilët janë përfitues. Nga shëndetësia tek arsimi. Në mbështetje të secilës e secilit dhe të familjeve. Ndryshimi është i prekshëm atëherë kur shteti është i të gjithëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img