11.3 C
Pristina
spot_img

Kurti për Papa Françeskun: Një udhëheqës i përulur me zemër të hapur dhe dashuri për të varfrit 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë kryesore mortore për Papa Françeskun, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti bashkë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, bënë homazhe pranë arkivolit të Papa Françeskut, duke nderuar jetën dhe veprën e tij.

“Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë”.

Në këtë mesazh, Kurti theksoi vlerat e larta që përfaqësonte Papa Françesku: “Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img