Site icon PrishtinaPress

Kurti për ngushëllime tek familja e Qerim Kelmendit

Kryeministri Albin Kurti, ka qëndruar për ngushëllime në familjen e Qerim Kelmendit, ish-luftëtarë i orëve të para të UÇK-së.

Kurti me këtë rast pasi ka marrë pjesë në ngushëllime është nënshkruar edhe në librin e zisë.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi është vrarë në orët e pas mesnatës të së enjtes, pranë fshatit të tij Zahaq i Pejës, deri sa ishte duke qarkulluar me veturë.

Sipas policisë, dyshohet se Kelmendi së pari është qëlluar me armë zjarri dhe pastaj i është dhënë flaka veturës në të cilën gjendej, njofton njeshi.com.

Exit mobile version