Site icon PrishtinaPress

Kurti për mocionin e LDK-së: Krizës shëndetësore nuk duhet t’ia shtojmë edhe krizën politike

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konference për media, ndër të tjera ka folur shkurt edhe për mocionin e LDK-së.

Ai ka thënë se nuk është takuar me asnjë nga liderët e partive opozitare pas deklarimi të tyre se e mbështesin mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja, partia e cila është në koalicionin qeverisës.

Po ashtu theksoi se gjithashtu nuk është takuar as edhe me ndonjë nga pjesëtarët e LDK-së për të diskutuar për mocionin.

“Jo nuk i kam takuar dhe nuk kemi biseduar për këtë gjë jemi plotësisht të përkushtuar në punën që bëjmë në këtë situatë kur shëndeti publik është para se të gjithash dhe mbi të gjitha”, u shpreh Kurti.

Më tej tha se, ‘preokupim i tij nuk është java e kaluar në kuptimin politik por java e ardhshme ne kuptimin shëndetësor’.

Kurti ka kërkuar që në mes të kësaj krize shëndetësore, mos të shkaktohet edhe një krizë politike, gjersa ka thënë se pavarësisht zhvillimeve ai është njeri që nuk ndalet përballë asnjë pengese.

“Jam njeri që nuk ndalet përballë asnjë pengese. Parashikimet nuk i bëjë unë, i bëjnë analistët, unë jam këtu që të punoj. Është bindja ime që kësaj krize shëndetësore nuk duhet t’ia shtojmë edhe krizën politike, Por nuk mund të flas për të tjerët. Në veçanti sot erdha në zyrë që të filloj t’i thërras e kontaktoj me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës sepse kryetarët e komunave janë ata që po ballafaqohen përditë me këtë krizë”, ka thënë Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës dje e ka dërguar në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Seaanca për rrëzimin e tij pritet te mbahet të hënën, më së largu deri të mërkurën e javës që vjen.

Exit mobile version