Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Kodit Civil.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka treguar në detaje se çka përmban ky Kod Civil.
Sa i përket një neni për të cilin është raportuar se thuhet se mundëson martesën mes personave me gjini të njëjtë, kreu i ekzekutivit ka thënë se të drejtat e njeriut janë të drejta të gjithë njerëzve dhe gjithsecili është krijesë e Zotit.
Më tutje, kryeministri ka thënë Kodi nuk është i mjaftueshëm dhe është në pajtueshmëri të plotë edhe me kushtetutën
“Duhet të theksoj se kodi nuk rregullon martesën mes personave me gjini të njëjtë”, ka thënë Kurti në fjalën e tij.