Site icon PrishtinaPress

Kurti për masakrën në Paklek të Ri dhe në Studime: Janë dëshmi e mizorit që ka përjetuar populli ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar dy masakra të ndodhura gjatë luftës 98-99 në Kosovës.

Kurti ka thënë se 31 maji na përkujton sakrificën e popullit tonë dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, ku ka përkujtuar masakrën në Paklek të Ri të Drenasit dhe masakrën në Studime të Vushtrrisë.

Më 31 maj 1998, në Paklek të Ri të Drenasit, dhjetë civilë shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur u vranë dhe zhdukën nga forcat e armatosura serbe. Më 31 maj 1999, në Studime të Vushtrrisë, forcat e Serbisë masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu, përfshirë shtatë fëmijë.” – ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se këto dy masakra janë një vit larg njëra-tjetrës, por për të cilat ende nuk është dënuar askush.

Këto dy masakra, që ndodhën në të njëjtën datë, një vit larg nga njëra-tjetra, për të cilat ende nuk është dënuar askush, janë dëshmi e mizorive të pashoqe që ka përjetuar populli ynë. Kujtimi i të vrarëve në Paklek dhe Studime është thirrje për drejtësi dhe angazhim i përhershëm për të mos harruar të kaluarën tonë të dhimbshme. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të Paklekut të Ri dhe Studimes! I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!” – ka shkruar Kurti.

Exit mobile version