Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit të Pejës.
Kurti tha se pas masakrës së parë më 25 maj 1998, forcat serbe u kthyen më 1 prill në Lubeniq të Pejës, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna e foshnje.
“Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit. Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lubeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, shkroi Kurti.
Postimi i plotë:
Më 1 prill 1999, forcat serbe u kthyen në Lybeniq të Pejës, pas masakrës së parë, më 25 maj 1998. Rreth orës shtatë në mëngjes, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje. Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.
Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!