Kurti për Hotin: Presidenti po dëshiron një kryeministër të dobët që ta plotësoj dëshirën e tij për më shumë kompetenca

43
Advertisement

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka folur rreth çështjes së formimit të një qeverie të re nga ana e LDK-së.

Advertisement

Kurti ka thënë se për një çështje që është përgjigjur tashmë nuk mund të thotë diçka të re.

Ai ka thënë se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i cili ia mbanë anën presidentit Hashim Thaçi.

“Presidenti po dëshiron të ketë një kryeministër të dobët i cili ja mbanë anë në intencën për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Presidenti është zbrapsur nga kjo qeveri me të drejtë, tash dëshiron një kryeministër tjetër i cili nuk do të jetë kryeministër në mënyrë që ky ta plotësoj dëshirën e vet për të qenë më shumë se president sepse qartazi është i pakënaqur me kompetencat që ka”, ka thënë Kurti.

Kurti ka ftuar Thaçin që të del në zgjedhje dhe të kandidojë për kryeministër nëse nuk është i kënaqur me kompetencat që ka si president.

“Presidenti le të jep dorëheqje dhe të del në zgjedhje, e pastaj bëjmë disa debate. Nëse don më shumë kompetenca të garojë për kryeministër e jo ta keqpërdor ulësen e presidentit për shkak të etjeve të tij për pushtet”, ka thënë Kurti, duke shtuar se këto lojëra duhet të marrin fund.

Kryeministri në detyrë ka shtuar se ende nuk kanë një letër me nënshkrim nga ana e presidentit për ofertën që ia ka bërë partisë së dytë për krijimin e Qeverisë.

Ai shtoi se presidenti po vazhdon të shkelë Kushtetutën.“Që bëhet fjalë për shkelje nuk ka dyshim. Letrën e parë pas mocionit ndaj Qeverisë,presidenti më ka dërguar letër më 2 prill, me 22 prill më ka dërguar letër tjetër ku thotë se po refuzojmë të nominojmë kandidatin për formim të Qeverisë. Ku shkruan në Kushtetutë që duhet të pritet subjekti i parë 20 ditë, totalisht arbitrar. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën ai nuk e shkruan Kushtetutën, kjo është njëra ndër shkeljet aq të shumta e të panumërta të tij”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës