0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për emërimin e ambasadorëve: Synimi ynë nuk është ndërrimi i njerëzve, por konsolidimi i sistemit

Kryeministri Albin Kurti foli lidhur me procesin e emërimit të ambasadorëve të rinj.

Kurti tha se Ministria e Punëve të Jashme dhe Diasporës është në fazën e identifikimit të hershëm të kandidatëve për ambasadorë.

Ai tha se deri tani janë 43 kandidatë me grada të larta, me gradën ministër-këshilltar janë 16.

“Procedurën e përcaktojnë disa faza, pas verifikimit dhe plotësimit të kritereve, MPJD i kërkon qeverisë rekomandim për emërim dhe kërkesën për pëlqim”, deklaroi Kurti.

Ai përmendi procedurat e këtyre emërimeve, që përfshijnë seancën dëgjimore pastaj dorëzimi i dokumenteve tek presidentja, e cila me dekret merr vendimin.

“Vendimi bëhet me dekret të presidentes, ministrja e jashtme bën kërkesën duke ia bashkëngjitur dekretin e Presidentes”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, ai tha se me plotësim-ndryshimin e ligjit synojnë kuotën 70/30, ndërsa tha se do të ketë të emëruar politik dhe të karrierës.

“Synimi ynë nuk është ndërrimi i njerëzve, por konsolidimi i sistemit”, deklaroi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img