Site icon PrishtinaPress

Kurti për autostradën e Gjilanit: U la anash me vite, po kompletohet pa korrupsion

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në terren për të parë punimet në infrastrukturë. Ai vizitoi punëtorët që po punojnë në autostradën Prishtinë-Gjilan.

Kurti tha se është prioritet i Qeverisë së tij që projektet e mëdha infrastrukturore të bëhen pa korrupsion e sipas standardeve ndërkombëtare.

Për të dhënë këtë zotim, Kurti zgjodhi Twitter-in ku publikoi edhe disa pamje nga vizita e tij në punime.

“Përfundimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës pa korrupsion dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare është një prioritet i Qeverisë. Dje vizitova punëtorët në kantierin e autostradës Prishtinë-Gjilan, një korridor me rëndësi kombëtare dhe rajonale që është lënë pas dore me vite – deri tani”, tha Kurti.


Ai ka falënderuar punëtorët, duke iu thënë se kjo rrugë është ndër më të rëndësishme

Exit mobile version