2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për Asociacionin: S’kam thënë se do ta shkruaj draftin, por që mund ta shkruaj

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot ka mbajtur një konferencë për medie bashkë me Xhelal Sveçlën, ku kanë folur kryesisht për sulmin e armatosur në Banjskë dhe riorganizimin e grupit të Milan Radojiçiqit, njeriut që e organizoi dhe udhëhoqi sulmin e 24 shtatorit.

Por gjatë konferencës, Kurti u pyet edhe për Asociacionin. Shefi i ekzekutivit deklaroi se ai nuk ka thënë se do ta shkruar, por se mund ta shkruaj.

“Dhe tash nëse draft-statuti i asociacionit prej ndërmjetësit thuhet se është një çështje e brendshme e Kosovës ky është regjistër tjetër i gjërave. Me fjalë tjera, ne paskemi humbur kohë sa herë është ngritur Asociacioni në tryezën e dialogut në Bruksel. Por, unë s’e kam ngritur asnjëherë, tjetërkush e ka bërë atë. Kjo i bie që koha në Bruksel për draftin për Asociacionin gjatë këtyre dy viteve paska qenë e panevojshme si temë, rrjedhimisht e humbur si kohë. Kjo është arsyeja pse thashë që nëse është një çështje ekskluzivisht e Kosovës, plotësisht dakord, atëherë Kosova për çështje të brendshme jo vetëm që ka Qeveri, por edhe ministra përkatës. Unë s’kam thënë se do ta shkruaj, por kam thënë se mund ta shkruaj draftin dhe kam treguar se cilët janë ministrat e mi, se kush janë ata” – ka deklaruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img