3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për AKI-në: Po bëjnë punë të paparë, falë tyre e aleatëve jemi të gatshëm të zmbrapsim çdo sulm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për sigurinë e kufirit pas gjithë paralajmërimeve për sulme të mundshme, ka thënë se Policia e Kosovës është duke patrulluar bashkë me KFOR-in, dhe si rezultat i rritjes së patrullimeve, sipas Kurtit, është ndalur edhe plani për sulm i Serbisë.

Kurti ka falënderuar edhe Agjencinë kosovare të Inteligjencës. Ai ka thënë se nuk ka ndodhur në historinë e Kosovës që AKI-ja të ketë suksese sikurse tani, duke falënderuar edhe drejtorin.

Kurti ka thënë se falë kësaj pune të AKI-së dhe bashkëpunimit me aleatët, Kosova është e gatshme për të zmbrapsur këdo që i shkon në mendje ta sulmojë Kosovën.

“Kufiri me Serbinë është më i gjati 381 kilometra. Është edhe terren kodrinoro-malor. Ajo që po bëjmë ne e që duket se i ka zmbrapsur planet për sulm, është patrullimi i përbashkët me KFOR-in. Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e AKI-së në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Këso rezultatesh janë të papara në historikun e AKI-së, për çka i falënderoj shumë AKI dhe drejtorin. Kur Kësaj i shtohet edhe koordinimi me aleatët, ne jemi të përgatitur që ti zmbrapsim suksesshëm çfarëdo sulmi që mund ta mendoj çdo kush”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img