Site icon PrishtinaPress

Kurti pas tensioneve në kufi thotë se zotimi i Thaçit s’e lejon dërgimin e FSK’së në Veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së ka thënë se për shkak të zotimit të ish-preisdentit Hashim Thaçi, FSK-ja s’mund të vendoset në veri, megjithatë ka shtuar se ai vakum atje duhet mbushur. Kurit ka thënë se për një gjë të tillë Kosova është duke shtuar bashkëpunimin partnerë e aleatë, e këta të fundit janë duke shtuar praninë e NATO-s dhe KFOR-it në veri.

Kurti i bëri këto komente gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, pothuajse një javë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga persona të armatosur në Basnjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet. Për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje. Për këtë akt të agresionit ndaj republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, ajo i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, tha Kurti.

Exit mobile version