2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img
Home Lajme Kurti pas takimit me Mustafën: Marrëveshja LVV-LDK, pas certifikimit të rezultateve

Kurti pas takimit me Mustafën: Marrëveshja LVV-LDK, pas certifikimit të rezultateve

56
Advertisement

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Advertisement

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se takimi ishte konstruktiv, transmeton Telegrafi.

“Patëm takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së, me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimet e grupeve tona punuese që të harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Në këtë takim diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morëm vesh që një orë pas certifikimit të rezultateve shpresojmë e besojmë të ndodhë gjatë javës së ardhshme, do të takohemi dhe do ta bëjmë marrëveshjen brenda tri katër ditëve pas kësaj. Pra, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve, me ç’rast ftesa ime dhe përgjigja e Mustafës është dhënë, që një orë pas certifikimit të rezultateve pas rinumërimit ne do të takohemi brenda 72 orëve, dhe do ta bëjmë marrëveshjen për koalicionin qeverisës”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, përcjell Telegrafi.

I pari i LVV-së, ka thënë se do vazhdojnë sërish takimet e grupeve punuese të dy partive.

“Ndërkohë do të vazhdojnë takimet midis grupeve punues për harmonizimin e programimit qeverisës, i cili nga ky çast i ka neto 26 faqe tekst me ç’rast kemi dëshmuar një kulturë të re për formimin e qeverisë së re”, ka thënë ai.

PostAdssFotoja e reklamës