Site icon PrishtinaPress

Kurti pas takimit me Macron: Propozimi franko-gjerman, bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin francez, Emmaniel Macron.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se diskutuan për dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në vend.

Poashtu Kurti potencoj që propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Më poshtë statusi i plotë:

Në Pallatin Élysee u pritëm nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron.

Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.
Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Exit mobile version