2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pas takimit me Hysenin: Në Gjilan po vijmë për punë e po i gjejmë ato

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur pas takimit që ka pasur me të parin e Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin tha se folën për të arriturat në këtë komunë.

Kurti përmendi vizitën e tij të fundit tek Hyseni e cila tha se ishte më 10 tetor të vitit të kaluar, ku patën vënë gurëthemelin e QMF-së në lagjen Arbëria në Gjilan.

“Ajo cfarë është e rëndësishme të theksohet tash, një vit më vonë është se qendra ka nisur punën dhe nga 6 tetori qytetarët kanë filluar të marrin shërbime nga kjo qendër”.

“Gjithashtu, më 13 tetor patëm vizituar edhe fshatin Mirash, ku vendosëm gurëthemelin e çerdhes, investim nga MAShTI dhe kryetari Hyseni më njoftoi se 90 për qind të punimeve kanë përfunduar e shumë shpejt fshati Mirash do të jetë me çerdhen e re”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se në Gjilan “po vijmë për punë e po gjejmë punë, sepse popullsia e Gjilanit, ashtu sikurse edhe kryetari janë njerëz punëtorë”, teksa përmendi edhe tri projekte të cilat sipas tij janë të rëndësishme për këtë komunë.

“I pari është stadiumi i qytetit me rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme. I dyti është unaza rrugore e qytetit me rreth 26 milionë euro që tashmë është buxhetuar dhe i treti është bulevardi me rreth 20 mijë metra katrorë, hapësirë publike me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor që ka një kosto prej 12 milionë euro e që është buxhetuar për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img