1.9 C
Pristina
Sunday, February 2, 2025

Buy now

spot_img

Kurti pas Krishtlindjeve do ta takoj komandantin e KFOR-it, s’mund të tolerohet kjo gjendje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për barrikadat që po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e veriut të Republikës së Kosovës. 

Kurti ka thënë se KFOR-i ka kërkuar pak kohë dhe se Qeveria e Kosovës e ka dhënë këtë kohë, megjithatë thotë se s’ka liri të lëvizjes meqë barrikadat në veri po e pengojnë atë.

“ KFOR-i ka kërkuar pak kohë, ne i kemi dhënë pak kohë. Por sot janë bërë dy javë që janë vendosur 11 barrikada dhe ato janë duke penguar lirinë e lëvizjes. KFOR-I gjithmonë është zotuar për ambient të qetë e të sigurt për liri të lëvizjes. Liria e Lëvizjes ka qenë vlera kryesore që KFOR-I e ka afirmuar gjithë këto vjet të pasluftës. Andaj ne I kemi dhënë kohë KFOR-it”, ka thënë Kurti. 

Ai ka paralajmëruar një takim me komandantin e KFOR-it pas Krishtlindjeve dhe ka thënë se pret që nga ai takim të sqarohet pyetja se çfarë do të ndodh me barrikadat. Kurti ka thënë se një situatë e tillë s’mund të tolerohet. 

“Por tash lirinë e lëvizjes s’e kemi meqë kemi barrikada. Dhe këto barrikada janë të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur. Janë të pozicionuara në atë mënyrë që ta mbrojnë personin e armatosur që të shtijnë në veturat që vijnë sesa të bllokojnë rrugët. KFOR-I ka kërkuar kohë, dhe meqë sot është krishtlindja, pas krishtlindjes duhet ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it.. S’mund të tolerohet kjo gjendje. Në atë takim që presim ta kemi pas Krishtlindjes me Komandantin e KFOR-it besoj do të sqarohet gjithçka dhe do t’iu japim përgjigje”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img