13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Pas drekës me Lajçakun do të tregojmë detaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Kosovapress raporton se Kurti, pas prezantimit të platformës për punësim të të rinjve, ka konfirmuar se nga ora 11:00 do të mbajë takim me ambasadorët e QUINT-it.

Pas kësaj, ai do të zhvillojë një drekë pune me emisarin Lajçak, detajet për të cilën, tha se do t’i tregojnë pas takimit.

“E kemi tash një takim me të gjithë ambasadorët që janë të akredituar këtu në Prishtinë, por edhe me diplomatët e tjerë, e kemi një takim në orën 11:00. E pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të BE-së, z.Lajçak e pastaj mund të flasim për këto gjëra. Do të tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë”,  citohet të ketë thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img