1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti paralajmëron hapa për statutin e Asociacionit, fillimisht merret me Ekipin

Kryeministri Albin Kurti ka folur dje rreth statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai përmendi një ekip që ishte caktuar në vitin 2020 nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, sa ishte Zëvendëskryeministër. Kurti thotë se Qeveria do të merret në ditët në vijim me statusin e këtij Ekip Menaxhues, që përbëhet nga katër serbë, Shefi i OSBE-së në Kosovë dhe Ministri i Administrimit Lokal.

 

Prej kohësh, ndërkombëtarët kërkojnë nga Qeveria një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mes refuzimesh nga Kryeministri Kurti që të hedhë hapa në drejtim të formimit të Asociacionit, një organizatë gjermane e quajtur “Friedrich-Ebert Stiftung” e ka publikuar një draft të statutit në fund të janarit.

Kryeministri Albin Kurti, i shfaqur mbrëmë pas shumë kohësh në një intervistë për një media lokale joshtetërore, ka folur për një ekip që është caktuar për hartimin e draftit të statutit të Asociacionit.

“Duhet të dihet mirë statusi i Ekipit Menaxhues, para se ata të draftojnë statute për Vetëmenaxhim, apo çfarëdo qofshin ato. Këtë ekip e përbëjnë gjashtë veta, të cilët, përfundimisht janë emëruar në shtatorin e vitit 2020 dhe vendimin për këtë e ka bërë ish-Zëvendëskryeministri i atëhershëm Rakiq nga Lista Serbe, i cili dha dorëheqje më pas nga Qeveria ime”, ka thënë Kurti.

Këtë Ekip Menaxhues, Kurti thotë se e ka caktuar kreu i Listës Srpska Goran Rakiq, që tani nuk është pjesë e institucioneve të Kosovës, dhe përbëhet nga gjashtë vetë.

Kryeministri përsërit se duhet të dihet statusi i tyre që mendohet se do ta shkruajnë statutin e Asociacionit dhe se me këtë do të merret Qeveria ditëve në vijim. Nuk ka dhënë më shumë detaje nëse këtë ekip mund ta shpërbëjnë dhe të caktojnë një tjetër.

“Pra, këta gjashtë veta, janë, nëse s’gaboj, dy serbë nga veriu, dy serbë nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal. Në bazë të marrëveshjes së 2015-s [për themelimin e Asociacionit], ky ekip menaxhues do të duhej ta draftojë statutin e Asociacionit. Tash, unë nuk e di saktësisht kush është në përbërjen e asaj, por, edhe njëherë po e theksojë, është evidente që është mirë të dihet statusi i atij Ekipi Menaxhues dhe këtë ne si Qeveri do ta shqyrtojmë ditëve në vijim”, tha të mërkurën mbrëmë Kryeministri në Tv Dukagjini.

Në këtë pjesë të intervistës, ai ka dhënë një lloj sqarimi për çështjen e vetëmenaxhimit të komunitetit serb, për të cilin është dakorduar kur e ka pranuar Marrëveshjen Bazë për normalizimin e raporteve me Serbinë, sipas Propozimit Evropian.

“Mirëpo, ajo që dua të them edhe njëherë është që, ai vetëmenaxhimi i përket nenit 7, që thotë ‘vetëmenaxhim për komunitetin serb’, nuk thotë për komunat. Nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, atëherë do të kishte të bënte me vetëqeverisjen lokale. Mirëpo, vetëmenaxhimi nuk i referohet serbëve në territorin ku banojnë, por në identitetin që e kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetëmenaxhim”, tha Kurti.

Për Ekipin Menaxhues që foli Kryeministri është folur në marrëveshjen e gushtit të 2015-s, te dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare. Aty thuhej se “Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve, me lehtësim sipas nevojës, duke përfshirë atë të Ministrisë së Qeverisjes Lokale. Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog. Cilido amendament që do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img