Site icon PrishtinaPress

Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e bëni këtë, atëherë s’do të jeni në listat e ardhshme

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar deputetët e partisë së tij se nëse nuk e ndihmojnë qeverinë për të vazhduar përpara, atëherë ata nuk do të jenë në listat e ardhshme zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai teksa i falënderoi deputetët për punën e tyre gjatë kësaj periudhe të qeverisje, tha se mirë nuk është shkëlqyeshëm.

“E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, u shpreh i pari i LVV-së në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik.

Exit mobile version