Site icon PrishtinaPress

Kurti pak relaks prej politikës ditore, shkon i viziton bizneset e grave

Në ditën e dytë të Panairit të Punimeve Artizanale, panair i ideuar dhe organizuar nga Gratë për VETËVENDOSJE! – Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, për vizitë ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga deputete të Kuvendit të Kosovës.

Me anë të kësaj vizite, Kryeministri Kurti, dëshmoi përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e grave në biznes e artizanale dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

Exit mobile version