2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti paguan për lobim në SHBA, kontrata më 20 shtator me lobistin amerikan Roy Bailey

Politikanët nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë traditën e pagesave për lobim në SHBA. Kjo është kontrata mes Bailey Strategic Advisors, LLC dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nënshkruar më 20 shtator të këtij viti.

Si objekt pune në shërbim të kryeministrit Albin Kurti kjo kompani lobuese angazhohet të “përforcojë perceptimin për Kosovën tek zyrtarët amerikanë”.

Por ndërkohë SHBA e ka në prioritet të politikës së saj të jashtme në Ballkan, Kosovën, SHBA ishin faktori kryesor në çlirimin e Kosovës, e mandej u angazhuan në proceset shtet formuese e vijojnë të jenë mbështetëse të zgjidhjes së krizave të brendshme, përfshi ato me Serbinë. Në Kosovë qëndron një forcë e madhe ushtarake amerikane në kuadër të NATO-s, si garanci për sigurinë e shtetit të Kosovës.

Nevoja për të hapur dyert e Washingtonit përmes lobimit të kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, më shumë se sa një nevojë e shtetit të Kosovës, vjen si nevojë politike e kryeministrit Kurti.

Këtë e dëshmon edhe niveli i takimeve të zhvilluara në muajin maj prej Kurtit në Washinton nga ku nuk është takuar as me mikun e madh të Kosovës, presidentin Joe Biden, as me sekretarin e shtetit, Antony Blinken, por as me zv. presidenten Kamala Harris, takim që u spekulua se mund të ndodhte sipas disa mediave të Prishtinës.

Kontrata amerikane për lobim në favor të Albin Kurtit nuk ka një shifër të deklaruar të pagesës së bërë por ajo mban emrin e kryeministrit të Kosovës.

Ndërkohë nga ekzekutivi në Kosovë thuhet se nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi midis Bailey dhe Qeverisë së Kosovës.

Në reagim pranohet se shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi ka pasur dy takime online me Bailey dhe bashkëpunëtorë të tij, por interesi ishte vetëm për sektorin e energjisë.

“Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi ka pasur dy takime online me Bailey the bashkëpunëtorë të tij, njëri prej të cilëve ka qenë afarist në sektorin e energjisë. Ky grup janë interesuar vetëm për sektorin e energjisë në Kosovë, dhe Dalipi iu ka dërguar draft-strategjinë e energjisë, dokument që veç ishte bërë publik.” -thuhet në reagimin zyrtar./TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img