Kurti nuk ka dashur të flas për krahun tjetër që kanë dal kundër tij, me arsyetimin se sot janë zgjedhjet, dhe duhet të vendoset pa presione.
“Sot erdha për të votuar në zgjedhjet e brendshme të lira e demokratike të VV, që janë në njërën anë janë obligim i yni statutor dhe në anën tjetër paraqesin demokraci të thellë, sepse në VV kryetari zgjedhet me një anëtar një votë. Unë e shfrytëzova të drejtën që të votojë dhe i ftojë të gjithë anëtarët e VV-së të zgjedhin lirshëm dhe të përcaktohen në mënyrë demokratike. VV është subjekti më demokratik në republikën e Kosovës. Është e drejt e secilit anëtarë që të votojë sot dhe kjo e drejt është mirë të shfrytëzohet nga të gjithë”, ka thënë Kurti.