Site icon PrishtinaPress

Kurti organizoi pritje për deputetë e kryetarë komunash për fundvit

Zyra e Kryeministrit organizoi pritje shtetërore për fundvit, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Qeverisë, në këtë mbrëmje të pranishëm ishin krerë të institucioneve, ministra të qeverisë, deputetë të Kuvendit, kryetarë të komunave, prijës fetarë, zyrtarë të shtetit, e ambasadorë e përfaqësues diplomatikë, miq e partnerë.

“Në fjalën drejtuar mysafirëve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, teksa rikapituloi vitin që po e lëmë pas, falënderoi të gjithë për partneritetin, bashkëpunimin, kritikën dhe mbështetjen gjatë vitit 2023 dhe u uroi krishtlindje të begatshme dhe vit të ri të suksesshëm”, thuhet në komunikatën për medie.

Exit mobile version