0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Kurti orator, ua palon të gjithëve”, deklaratat pikante të Donika Kadajt në “Pressing”

Analistja Donika Kadaj-Bujupi që ka qenë në të kaluarën deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe më pas edhe e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Teksa në Kuvendin e Kosovës po diskutohej për përballjen politike në mes pushtetit dhe opozitës, Kadaj-Bujupi u pajtua me atë që siç u tha në studio ”Albini ia palon krejtëve“.

”Sa herë të del në foltore, krejt çka kanë diskutu për shtatë-tetë orë opozita mbetet nën hje sepse del dhe ballafaqohet sepse e ka oratorinë të cilën nuk e ka asnjë“, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi.

Më pas reagoi analisti Valon Sylaj, ku tha që “Albini është demagog”,

Më pas pasoi Kadaj-Bujupi duke i thënë Syles “o ti thuj demagog e çka dush a ke pe kur delë foltore parlamentit kërkush smundet me u përball”.

Pos për politikat aktuale ditore, në debat është diskutuar edhe për kontekste historike, e sidomos atë të 10 viteve të fundit të shekullit XX.

Kadaj-Bujupi tha se presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova është dashur jetë komandant suprem i ushtrisë çlirimtare, por thotë se “e ka refuzuar përgjegjësinë”.

“Rugova me pas marrë përgjegjësinë si komandant suprem i ushtrisë e cila ka qenë celulë por në formim e sipër, mos me pas ndarje ndërmjet Farkut e UCK, fondet me qenë të përbashkëta, e ushtarët në terren mos me vdek në mungesë të një helmete, sepse dikun kanë ngec dërgimi i mjeteve. Pra kjo mungesa e marrjes së përgjegjësisë që me i pri një procesi për të cilin e ka pas besimin e popullit, unë e konsideroj që ka qenë një dështim”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img