1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti, opozitës: Komunitetet nuk kanë të drejtë në vetëvendosje, vetmenaxhim nuk është vetëvendosje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar edhe njëherë çfarë nënkupton fjala vetmenaxhim që përmendet në marrëveshjen e Ohrit .

Sipas Kurti, komunitetet dhe pakicat nuk kanë të drejtë në vetëvendosje dhe po ashtu vetmenaxhimi nuk do të thotë vetëvendosje, shkruan Insajderi.

“Bashkësitë etnike, komunitetet, pakicat nuk kanë të drejtë në vetëvendosje, vetëvendosje nuk ju përket as qyteteve, as komunave, as lagjeve as etnive. Vetëvendosja ju përket vetëm popujve. Në Kosovë ka vetëm një popull, populli i Kosovës pikë. Nuk mund të vetëvendos dikush tjetër përveç popullit të Kosovës, nuk është vetmenaxhimi vetëvendosje, nuk është as vetë-qeverisje as vet-administrim. Mos e thoni atë qe spo e thotë as Serbia”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img