0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti numëron sukseset, njohjen e targave nga Serbia e quan manovër të Vuçiqit

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, për këtë vit ka përmendur disa nga të arriturat, raporton Ekonomia Online. Ai shtoi se suksese janë që nga ndarja e subvencioneve për rrymë gjatë krizës energjetike, 100 euro për fëmijë e pensionistë si dhe për ndarjen e mjeteve për blerjen e druve, për familjet që janë në asistencë sociale.

Tha se kanë mbajtur 62 mbledhje këtë vit dhe kanë marr 525 vendime, krejt kjo me qëllim zhvillimin e dhe fuqizimin e shtetit.

“Jemi në javën e fundit të fundit të vitit, kjo është mbledhja e fundit e Qeverisë për këtë vit. Gjithsej me këtë të fundit i kemi mbajtur 62 mbledhje këtë vit. Përmes votimit janë miratuar 525 vendime, pa llogaritur këtu vendime që janë në rend dite sot e së bashku kemi dhënë pëlqimin për 63 emërime, mbështetjen për 16 konceptdokumente dhe pesë nisma legjislative. Përfitues ka qenë qytetari. Synimi ka qenë zhvillimi i vendit dhe fuqizimi i shtetit”.

“Në fillim të vitit ndamë shtesat për stafin shëndetësor dhe punëtorët e sektorit publik, kurse në fund të vitit ndamë shtesa për fëmijë nën moshën 16 vjeçare dhe për të gjithë pension marrësit. Ndërmjet këtyre morëm vendimin për pagesën për 590 specializantë me vetëfinancim dhe ndamë mjetet për t’i subvencionuar punëdhënësit e sektorit privat të cilët i rritën pagat për punëtorët e vet”.

Kurti, shtoi se njohja e targat RKS nga 1 janari nga Serbia, është manovër e presidentit serb Aleksandar Vuçiqi, që të mos marrë kritika për zgjedhjet jo të rregullta dhe jodemokratike.

“Në shtator 2021, targat përdoreshin për të kërcënuar Kosovën përmes avionëve MIG29, dhe për të destabilizuar Kosovën në veri të vendit me ngritjen e barrikadave. Kurse në dhjetor sivjet, po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta dhe jodemokratike për të mbuluar refuzimin zyrtar të zbatimit të Marrëveshjes që Bërnabiq ia dërgoi me letër Këshillit Evropian”.

“Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë që më shumë se konstruktivitet, është një manovër e radhës për hir të pushtetit në Beograd. Qëndrimi ynë sa i përket çështjes së targave ka qenë i mbështetur në parimin e reciprocitetit”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img