10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nuk shkoi te Rama në Tiranë: Dalin fotot e pjesëmarrjes së tij në një simpozium majtist në Greqi

Në krah të ish-Kryeministrit Papandreu në simpoziumin ndërkombëtar Symi.

Në të njëjtën kohë që Kryeministrat e rajonit dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi kanë mbërritur në Tiranë në takimin informal për përgatitjen e Samitit të 16 Tetorit në kuadër të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shfaq në Kretë.

Në qytezën Rethimo të ishullit më të madh grek, Kryeministri kosovar u pa nën shoqërinë e ish-Kryeministrit të majtë grek Jorgos Papandreu.

Kryeministri Kurti po shpalos idetë e tij për një të majtë progresiste evropiane për një qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve. Ky është edicioni i 25-të të simpoziumit Ndërkombëtar SYMI që organizohet çdo vit.

Ky edicion i sivjetëm i ketij simpoziumi titullohet “Cila do të jetë bota në vitin 2030”? Kjo është hera e gjashtë që Kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim të ish-Kryeministrit grek Papandreu.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img