3.1 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nuk pranoi të takohenin, Rama: Nuk mund ta interpretoj qëndrimin e tij, pyesni Albinin

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për Klan Kosova mbrëmjen e sotme ka komentuar Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s.

“Është shumë e rëndësishme që në përgatitjen e këtij samiti të ndërtojmë një pozicion të përbashkët dhe për të formëzuar një qëndrim të përbashkët. Procesi i Berlinit udhqëhiqet nga Gjermani dhe e dimë shumë mirë se çfarë roli ka Gjermania në BE. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për të folur konkretisht për atë që duhet të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Nga ana tjetër ka një samit të NATO-s dhe në NATO është e pashmangshme që të trajtohet dhe kjo temë e befasishme por reale dhe konkrete që vjen si një temë e kërcënimit të sigurisë si pasojë e atyre gjërave që po ndodhin në veriun e Kosovës. Ne kemi marrë përsipër të përgatisim një raport për gjithë anëtarët e NATO-s.”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi të takonte kryeministrin e Sqhipërisë. Lidhur me këtë Rama tha se nuk mund ta interpretojë qëndrimin e tij.

“Për këtë duhet të pyesni Albinin, nuk mund të interpreton qëndrimin e tij. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit takohen, të flasin, për më tëpër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar dhe duke folur mbase kuptojnë më mirë qëndrimin e njëri-tjetrit. Unë jam përpjekur të komunikoj por ka qenë e vështirë. “, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img