Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit tre palësh me shefin e diplomacisë të BE-së, Josep Borrell dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai tha se sot ishte i vetmi që ka dhënë propozime në takimin trepalësh, derisa tha se Vuçiq dhe Borrell nuk propozuan asgjë.
“Ata, edhe si ndërmjetës të lehtësuar e edhe pala në anën tjetër e kanë tashmë propozimin tonë dhe do të duhej ata ta japin qëndrim. Sot nuk ka pasur asnjë propozim përveç asaj që e kam sjellë unë”, u shpreh Kurti para gazetarëve.