-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti njofton për vizitën e tij në Stamboll, ndan fotografi nga takimi me Erdoganin

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për vizitën që sot e zhvilloi në Stamboll të Turqisë, ku u prit nga presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë vizitë, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, transmeton Reporteri.net.

Kurti tha se përgjatë darkës, ai dhe Erdogan folën për raportet Kosovë-Turqi, dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes.

“I jemi përherë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë e shumë fusha të zhvillimit të tij”, shkroi Kurti ndër të tjera. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, sot bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ishim në një vizitë pune në qytetin historik të Stambollit.

Përgjatë takimit dhe darkës së punës biseduam për raportet tona miqësore dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë ato. Diskutuam edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar dhe të sigurisë e mbrojtjes.

I jemi përherë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë e shumë fusha të zhvillimit të tij.

Presidentin Erdogan e falënderova për mikpritjen e përzemërt dhe për përkrahjen e zëshme të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img