Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka njoftuar se në këtë mbledhje është themeluar Ndërmarrja Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë” Sh. A., se i është dërguar Projektligji për të huajt Kuvendit dhe për inicimin e procedurave për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë.
Tutje, ka njoftuar se kanë ndarë edhe disa mjete, si dhe miratimin e nismave për tri marrëveshje ndërkombëtare.
“Ndamë mjete buxhetore: – 520,000 euro për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore”; – 76,730 euro për zbatimin e masës 2.1 Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; si dhe – 25,000 euro për realizimin e projektit “Enciklopedia Shqiptare””, ka shkruar Kurti