Site icon PrishtinaPress

Kurti: Një e mitur që do të duhej të ishte në shkollë, ndodhet në strehimore shkaku i një krimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e themelimit të policisë ka përmendur rastin e 11-vjeçares së dhunuar.

Ai tha se një vajzë që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose të gjashtë, ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga dhunuesit.

“Javën që shkoj ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë. Një vajzë e mitur që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose 6 ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga 5 dhunues. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies publike e sociale”.

Ai i bëri thirrje policisë të jetë në nivelin më të lartë të detyrës kudo, në çdo rrugë e çdo cep të vendit.

“Mbani përgjegjësi detyrat tuaja ashtu siç edhe ne si qeveri mbajmë përgjegjësitë e tona ndaj jush dhe ndaj secilit qytetar, trasoni rrugë që janë lehtësisht të kalueshme për të gjithë”, tha Kurti.

/Prishtinapress/   

Exit mobile version