Site icon PrishtinaPress

Kurti ngushëllon familjet e viktimave të COVID-19: Kemi 142 të infektuar të pashëruar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar familjet e viktimave të coronavirusit.

Kurti në një konferencë për media ka njoftuar për numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në Kosovë.

“Sot siç e dini është dita botërore e shëndetit publik dhe sot i kemi 170 persona të infektuar me COVID-19, 24 janë shëruar ndërkaq sot kishim edhe rastin e katërt të vdekjes. Shprehi ngushëllime familjeve dhe me të afërmeve të katër qytetarëve të cilët ndërruan jetë për shkak të coronavirusit. Kanë mbetur edhe 142 ende të infektuar e të pashëruar”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë kanë apeluar të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë higjienën personale.

Exit mobile version