Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar familjet e viktimave të coronavirusit.
Kurti në një konferencë për media ka njoftuar për numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në Kosovë.
“Sot siç e dini është dita botërore e shëndetit publik dhe sot i kemi 170 persona të infektuar me COVID-19, 24 janë shëruar ndërkaq sot kishim edhe rastin e katërt të vdekjes. Shprehi ngushëllime familjeve dhe me të afërmeve të katër qytetarëve të cilët ndërruan jetë për shkak të coronavirusit. Kanë mbetur edhe 142 ende të infektuar e të pashëruar”, deklaroi Kurti.
Ndërkohë, IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë kanë apeluar të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë higjienën personale.