2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nga Vlora: Sot pushim e festë, ditëve tjera të punojmë për idealet e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në shënimin e 28 Nëntorit në Shqipëri. Ai është pritur në Vlorë nga krerët e shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj e kryeministri Edi Rama.

Kurti në një fjalë rasti ka thënë se kjo ditë është ditë pushimi e feste, por që çdo ditë tjetër duhet punuar për idealet e synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit.

Ai gjithashtu ka uruar gjithë shqiptarët për festën që i bashkon të gjithë shqiptarët anekënd.

Fjala e plotë e Kurtit:

Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, këtë festë të madhe të flamurit e të lirisë, të pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan, e në mërgatë, në botë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Sot është ditë pushimi dhe feste, e çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora, e të Adem Jasharit nga Prekazi.

Ne ishim këtu për të bërë nderime në Vlorë me krerët institucionalë të shtetit shqiptar dhe pasdite do të jemi në Kosovë, për të bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në krye me kryekomandantin Adem Jashari.

Dje kishim ditën e ushtrisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe për shkak se të gjithë këto aktivitet nuk mund t’i vendosim në një ditë, do të vazhdojmë edhe nesër me ngjarje të ndryshme kulturore, artistike për nder të 28 Nëntorit, kësaj date themeltare të identitetit kombëtar shqiptar.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img