17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nga Vjena: Procesi i Berlinit është rruga përpara

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha Procesi i Berlinit është rruga përpara.

“Ne kemi nënshkruar katër Marrëveshje në vitin e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është rruga parapara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim’, tha ai.

Kryeministri Kurti, tha se për këtë kohë sa është në qeverisjes ka shtuar buxhetin me një miliard euro. Ai ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës që është arritur gjatë qeverisjes së tij. Shefi i ekzekutivit nuk është vend i madh, por ka pasur progres të madh demokratik dhe kjo është vlerësuar nga organizata ndërkombëtare. Kurti bëri me dije se ka pasur arritje edhe në fusha të tjera.

“Për vitin 2024 ne kemi rritur buxhetin posaçërisht, arsim, për kujdes shëndetësor, bujqësi dhe mbrojte”, tha Kurti në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka marrë pjesë në panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.

Kurse kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, tha se Bullgaria dëshiron të jetë evropiane dhe se Evropa është një shembull i mirë e shumetnik. Ai ka folur në këtë forum për bashkëpunimin rajonal që është me rëndësi për të gjithë. Denkov ka folur për rrugët rajonale, në këtë rast për ‘Korridorin VIII’ dhe që nuk po ec përpara. Ai tha se ky korridor do të lidh Shqipërinë dhe kjo është një lidhje natyrale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img