Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic, ka njoftuar për një intervistë që e ka zhvilluar me kryeministrin Kurti gjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi.
Anipse intervista do të publikohet nesër pasdite, gazetarja ka ndarë disa detaje nga deklaratat e Kurtit në këtë intervistë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar gazetarja Latic.
Ajo e citoi kryeministrin Kurti i cili, gjatë intervistës, ka thënë se Serbia akoma e sheh Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka pritur sot në Stamboll kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në këtë takim u diskutua lidhur me raportin Kosovë-Serbi si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy palëve. /Reporteri.net/.