1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nga Spanja ia jep edhe një goditje tjetër Josep Borellit

Dështimi për një marrëveshje në takimin e fundit në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq kishte nervozuar ndërmjetësin, Josep Borell, i cili pas përfundimit të negociatave disa orëshe doli dhe etiketoi Kurtin si “jokonstruktiv”.

Për këtë çështje kreu i Qeverisë së Kosovës ka folur në intervistën për mediumin spanjoll “El periodico”, duke thënë se Borell s’duhet të vrapojë pas çështjeve teknike sikurse targat por që të merret me marrëveshjen e vërtetë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse Borell ka luajtur rolin e tij në negociatat e fundit për targat, Kurti ka thënë se duket sikur Borell po shmanget nga puna e tij e përfaqësuesit të BE-së dhe nga zgjidhja evropiane e mbështetur nga Franca dhe Gjermania. 

“Mendoj se ndoshta zoti Borrell po shmanget nga puna e tij e përfaqësimit, nga zgjidhja evropiane e mbrojtur nga Franca dhe Gjermania. Unë besoj se një kryeministër nuk duhet të fokusohet në çështje aq teknike sa çështja e targave. Dhe zoti Borrell duhet të shtyjë për një marrëveshje të vërtetë dypalëshe me Serbinë, në vend që të vrapojë me këtë çështje”, ka thënë Kurti për “el periodico”.

Kurti edhe pas kthimit nga Brukseli kishte kritikuar kreun e diplomacisë evropiane për zhvillimet e ndodhura gjatë ditës së hënë. 

Kryeministri i Kosovës kishte thënë se Borell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

“Sot po them me keqardhje, ai [Borrell] hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, u tha Kurti mediave në Bruksel”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img