Kryeministri Albin Kurti nga Greqia ka folur për zhvillimet e fundit, duke deklaruar se Kosova është e gatshme për zbatim të Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por e ka akuzuar Serbinë për refuzim “sepse përmbajtja është de facto njohje”.
Në një panel të mbajtur atje, ndër të tjera Kurti ka përmendur edhe sulmin terrorist në veri, teksa ka alarmuar për kërcënimet e Serbisë.
Kurti tha se është i gatshëm t’i nënshkruajë “ato për të cilat thotë po
“Jam ofruar për ta nënshkruar në Bruksel dhe më pas edhe në Ohër, por Beogradi nuk dëshiron sepse përmbajtja është de facto njohja. Ajo që na mungon është zbatimi. Në historinë e marrëveshjeve, ne kemi mbi 40 marrëveshje, por ngecim në zbatim. Janë sikur dy planetë të ndryshëm. Duhet t’i sjellim në të njëjtin kontinent, në Evropë. T’i zbatojmë shpejt ato që jemi pajtuar dhe ende jam i gatshëm të nënshkruaj çka do që them po. S’ishte rasti i njëjtë me palën tjetër dhe më pas ndodhën vështirësitë”, ka thënë Kurti.