0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nga Dubrava thotë se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot para mediave për vendimin e mundshëm të Kushtetueses lidhur me dekretin e presidentit Thaçi.

Kurti, ndryshe nga herat tjera, ka thënë se do të respektojë vendimin e Gjykatës, nëse është interpretim i Kushtetutës.

“Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës”, ka thënë Kurti shkurt para mediave.

Këto komente Kurti i bëri gjatë një vizite që pati në Burgun e Dubravës, ku edhe bëri homazhe tek pllaka përkujtimore e viktimave të masakrës në këtë burg.Ndryshe, këto deklarata të Kurtit vijnë pas një sër qëndrimesh të kundërta me atë çka tha ai sot, ku zyrtarë të lartë të VV-së lanë të kuptohet se nuk do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, nëse i njëjti nuk shkon në favor të tyre.Kushtetuesja ndërkaq ka vendosur masë pezulluese ndaj dekretit të Thaçit deri më 29 maj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img