7.2 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

spot_img

Kurti nga Davosi: Me shumë gjasë do të hyjmë më përpara në NATO se në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një diskutim në “Davos” ku ka folur për disa çështje ekonomike dhe të sigurisë.

I pyetur se pse është e rëndësishme që Kosova të hyjë në BE dhe në NATO, Kurti ka thënë e Kosova dëshiron që bashkërisht të përfitojë dhe të kontribuojë nga anëtarësimi në BE dhe në NATO.

Sipas Kurtit, Kosova më shumë gjasa ka që të futet më përpara në NATO sesa në BE.

“Besoj që BE-ja është projekti më më vlerë i paqes dhe koncepti i prosperitetit që nga lufta e dytë. Ne duam të hyjmë në BE dhe NATO, sepse duam të përfitojmë dhe të kontribuojmë. Por me shumë gjasë do të futemi më përpara në NATO. Përderisa përballemi me agresionin e Rusisë, ne duam të përshpejtojmë këtë hyrje në NATO. Jemi të gatshëm t’i bashkohemi NATO-s”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka shtuar se me përfshirjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor, BE-ja do të bëhet Evropë.

“Hyrja në NATO është diçka që synojmë. Gjithashtu edhe në BE. Ne jemi Evropë, por BE-ja duhet të bëhet Evropë sepse ende s’është. Me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, BE-ja do të bëhet Evropë”, ka shtuar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img