Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
Ndërkaq, pritet që Spiropali të takohet edhe me homologun e saj, Glauk Konjufca, duke filluar nga ora 11:30.