-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nesër i pret 5 emisarë, ZKM publikon agjendën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të presë në takim emisarin e posacëm të BE-së për Dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentin francez- Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. 

Po ashtu në takim do të jenë edhe këshilltari diplomatik i kryeministrit Italian Francesco Maria Talò dhe emisari I posacëm I SHBA-së, Gabriel Escobar.

Takimi do të nisë në orën 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img