Site icon PrishtinaPress

Kurti nesër bën homazhe tek varri i Xheladinit dhe Balajt, më pas pret në takim dy ambasadorë të huaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të bëjë homazhe nesër tek varri i Arben Xheladinit në 13 vjetorin e vdekjes së tij me fillim nga ora 10:00 në varrezat e Prishtinës në lagjen Arbëria.

Poashtu Kurti do të bëjë homazhe edhe tek varri i Mon Balajt duke filluar nga ora 12:00 në Podujevë.

Agjenda e kryeministrit Kurti për nesër vazhdon me homazhet tek pllaka përkujtimore e Xhleadinit dhe Balajt tek Bulevardi ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.

Kurti poashtu nesër do të pres në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar në ora 14:00.

Gjithashtu i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me fillim nga ora 15:00 pret në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Exit mobile version