1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Nëse jeni pishman për kryeparlamentarin, inicioni shkarkimin e Konjufcës, unë nuk mund t`ju ndihmoj në këtë rrugë

Kreu i LVV-së, Albin Kurti në letrën dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ndër të tjera ka përmendur edhe çështjen e Kryetarit të Kuvendit.

Kurti, duke iu drejtuar LDK-së, ka thënë se nëse janë pishman për kryeparlamentarin, mund ta iniciojnë shkarkimin e tij.

“Ju keni të drejtë të jeni të penduar dhe të kërkoni nga grupi parlamentar i LDK-së, që po ashtu të pendohet dhe të ndërmarrë iniciativën ta shkarkojë kryetarin e ri legjitim e demokratik të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kishte dhjetëra vota kundër Konjufcës më 26 dhjetor 2019. Pra, përveçse keni të drejtë, ju keni edhe gjasa ta shkarkoni Konjufcën. Pra, unë nuk mund t`ju ndihmoj në këtë rrugë”, thotë Kurti.

Më tej konsideron për keq ardhje ndërprerjen e takimeve mes dy partive për të krijuar një koalicion qeverisës.

“ Është për të ardhur keq, që keni vendosur t’i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të ju shkruaj letra thua se jemi  kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, thotë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img